Elvana Gjata sjell Poo Bear në Tiranë?
Projekti i parë botëror i Elvana Gjatës me firmën e Poo Bear u bë publik vitin e kaluar, për të vazhsuar punën edhe këtë Vit të Ri 2018. Dhe duket se këngëtarja e vendosur në SHBA, i është rikthyer punës intensive me producentin e famshëm amerikan, Poo Bear (Jason Boyd). 30 vjeçarja ka postuar disa foto duke punuar në studio me Poo Bear dhe Sasha Sirota, ku si lokacion ka vendosur Tiranën. Nuk dihet nëse Elvana e ka sjellë vërtet producentin amerikan të “What do you mean” në kryeqytetin shqiptar apo jo. Ndërkaq fansat e artistes kanë vërshuar me komente, ku i shprehin padurimin e publikut për këngën e re që pritet të lançohet nga ky bashkëpunim ndërkombëtar.