PAPARACI/ Orgesa Zaimi ndalon Alban Skënderajn, Dj.Olti mbetet në pritje

Orgesa Zaimi konkurroi në Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH, me “Ngrije zërin”, me muzikë të Briz Musaraj dhe tekst të Olti Currit. Në natën finale të Festivalit, që shpalli fitues Eugent Bushpepën, një prej të ftuarëve specialë që performoi në skenë, ishte kantautori i sukseshëm Alban Skënderaj. Ai hyri në backstage-in e Pallatit të Kongreseve në shoqërinë e menaxherit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, Dj. Oltit. Paparaci i “Story.al” e ka fotografuar në një moment në paskuintë, ku ai ndaloi të takonte Orgesa Zaimin. Duket se biseda mes tyre ka zgjatur shumë, pasi Dj. Olti humbi durimin nga pritja. Nuk dihet për çfarë kanë biseduar Albani dhe Orgesa, apo mos ndoshta ka folur për ndonjë bashkëpunim, kjo pritet të shihet në vazhdim.