2018-ta nis i mbrapshtë për Rudina Xhungën, largohet pas dy vitesh nga televizioni
Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet. Rudina Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998. Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale. Rudina Xhunga është autore e 8 librave. Gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit “Dritare” nga Vizion Plus.