Çift në skenë me Ylli Limanin, Jona Spahiu zbulon të dashurin biznesmen
Prezantuesja Jona Spahiu ka pritur finalen e spektaklit “C’est la vie” për të prezantuar më në fund të dashurin e saj me një foto në Instagram. Të përqafuar dhe mjaft të dashuruar, çifti duken shumë bukur në foton që e postoi pak orë para natës finale të spektaklit, ku ajo konkurroi çift me Ylli Limanin. Me anë të diçiturës Jona i kërkon të dashurit të zemrës përqafime të gjata përgjithmonë. I dashuri i Jonës është biznesmeniFrenkli Ymeri. Ai është pjesë e stafit të Supersport në Digitalb, ndërkohë që ka një kompani ndriçimi dhe organizimi eventesh në Shqipëri.