“Ajo tha po”, Ardit Gjebrea ndan momente emocionuese nga fejesa private e Jonit
Një ceremoni private fejese u organizua sot në Tiranë, ku çifti Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri zyrtarizuan dashurinë me familjet. Foton e unazës së Merlin e ka postuar vetë Jon në Instagramin e tij me statusin “Ajo tha po”. Foton dhe statusin i ka ripostuar babai Ardit Gjebrea të shoqëruar me fjalët ” Nuk ka dashuri më të madhe për një prind..”. Ndërsa në Instastory postoi një video nga ceremonia, ku shfaqet duket kënduar vajza e tij, Anna.