Gazetarja zviceriane tallet me ish-gruan e Blerim Xhemajlit: Dukesh bombë seksi, por çfarë njeriu je ti?
Erjona Sulejmani, është ish-gruaja seksi e futbollistit Blerim Xhemail, e cila ka shkaktuar debate pas deklaratës së saj se do t’u nxjerrë të palarat sportistëve me librin që po shkruan. Me rastin e Vitit të Ri, ish-gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili ka marrë një letër të hapur nga gazetarja zvicerane, Christine Steffen e Neue Zuercher Zeitung, e cila e ironizon pas deklarateve të saj të hapura për futbollistin:
E dashur zonja Sulejmani. Pak kohë më parë keni thënë në një TV italian, se për fat të keq ka vajza, që lidhen me futbollistët për shkak se kjo u garanton të bëhen të famshme. Duhet ta pranoj se kam qeshur. Të them të drejtën, kam menduar natyrisht se ju jeni një femër e tillë. Si gruaja e Blerim Xhemailit dhe si kandidate për Miss Shqipërinë ju jeni zgjedhur si gruaja më seksi e futbollistëve në Euro 2016. Por çfarë njeriu jeni ju? E kam bërë këtë pyetje që kur ju kam parë në krah të Xhemailit për herë të parë. Ju e keni ndarë në rrjetet sociale fatin tuaj në dashuri, lindjen e djalit Luan, si një familje perfekte. Fotot më krijonin një ndjesi sikur shihja “Kampin e xhunglës”, një përzierje mes magjepsjes dhe trembjes. Ti dukesh si një Barbie, ai nga pas jo si një Ken, por si Blerimi i dobët, krenar dhe konfuz në sytë e tij se ka “peshkuar” një bombë seksi të pabesueshme. A jam ndjerë keq? Pak.
Por të kthehemi sërish tek ju. Keni thënë se doni të botoni një libër, ku do tregoni gjithë “m…n” që ndodh në botën e futbollit. Për shembull, që futbollistët përpara lojës preferojnë të masturbojnë, sesa të bëjnë seks me gruan. Kjo shpallje është shprehje e faktit se jeni e hapur në mënyrë ekstreme në mënyrën se si e karakterizoni veten. Ju thoni në një intervistë se jeni më inteligjentja e grave të futbollistëve. Për shkak se mund t’i rezistoni botës së artë të të famshmëve, duke e ditur se lumturia nuk varet nga pasuria. Epo nuk jeni më një grua futbollisti, je në proces divorci dhe ish-burri yt ta ka ndaluar të përdorësh emrin e tij për projektet e tua. Megjithatë nuk kam frikë se do të na dalësh nga sytë. Dhe vazhdimisht do të mendoj se çfarë personi jeni (mes nesh: jo e përshtatshmja për Blerimin. E kam kuptuar prej pak kohësh).
Një vit pa shumë m…!