2017-ta i mori miken që festonte Vitin e Ri, Isida Mollaymeri prek me fjalët për Adela Xhamanin
Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka shkruar një status të gjatë për mikeshën e saj më të mirë që u nda nga jeta dy muaj më parë, Adelajda Xhamanin. “My lovely A… “Gjithmonë kur afrohet Viti i Ri unë kam të njëjtat mendime, çfarë kam bërë gjatë vitit, çfarë më ka ndodhur dhe pse asnjeëherë as kur kam qenë e vogël s’kam besuar kurrë që ekziston babagjyshi i Vitit të Ri, mund të gëzoja e mund të gënjehesha dhe unë që babagjyshi do më plotësonte dëshirën e do më sillte gjithçka që dëshiroja…Adela zemra ime sot për të parën herë në jetë se kisha këtë mendim e jam e lumtur që s’kam besuar kurrë që ai mund të ekzistonte sepse sot do kisha vetëm një dëshirë…do të doja që ti të ishe me ne të festonim si vjet të gjithë së bashku…do doja shumë të të përqafoja të të puthja, të të shkulja flokët, të të thoja se të dua shumë, po babagjyshi nuk do ma plotësonte dot këtë dëshirë e unë do isha mërzitur shumë me të, do mendoja se ai nuk më donte mua…Jam bindur që sado lumturi të kemi në jetë e harrojme me sekonda e trishtimi është ai që mbetet gjatë e që na lë gjatë shijen e hidhur të dhimbjes…Më ka marrë malli shumë shumë për ty, më mungon pafund dhe je me mua në çdo gjë timen… E ndjej që je mirë dhe e falënderoj Zotin pafund që kujdeset për ty… Faleminderit Zot për gjithçka”, përfundon statusin e saj Isida.