Para, armë dhe seks/ Ky është filmi i jetës së Angela Martinit pas martesës me miliarderin
Pas ceremonisë së dasmës në Las Vegas, modelja Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, multimilierderi rumun Dragos Savulescu kanë xhiruar filmin e jetës, një histori dashurie plot aksion dhe pasion. Çifti dalin nga dhoma 13 e hotelit ku ishin akomoduar, ndërsa Dragos shfaqet me armë në dorë, për nisjen e një udhëtimi me makinë kabriole, ndërsa nusja e tij shqiptare i hedh paratë si letër. Mes skenave të forta që pasqyrojnë sekuenca nga jeta e tyre, veçohet dhe një moment pasionat ku ata nuk përmbahen në sjellje erotike në një lokal. Pak para martesës, modelja nga Shkodra i dha fund karrierës si modele. Nuk dihet nëse ajo tashmë i ka hyrë kinemasë, pasi dihet që bashkëshorti i saj është një producent filmash në Rumani, i cili prej dy vitesh është vendosur në Los Angeles.