I vdes bashkëshorti në ditë festash, Jolanda Dhamo jep lajmin e hidhur

1514663543564-1
“Miq dhe të afërm, ju njoftoj me hidhërim vdekjen e bashkëshortit tim Arqilea Martopullo”, ishte statusi i papritur që dha sot në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur e viteve ’80-të,Jolanda Dhamo. Miqtë dhe ndjekësit kanë reaguar të shokuar nga ndarja nga jeta e burrit të saj papritur, duke e pyetur se çfarë ndodhi? Që pas largimit të saj në Greqi në vitin 1991 bashkëshorti dhe djali i këngëtares jetonin në Athinë, ndërsa vetë Jolanda vitet e fundit jetonte mes Tiranës dhe kryeqytetit grek.