Lorena rrëfen 10 vitet me Genën: U pamë në lokalin ku këndonte, ka derdhur lot për mua


Këngëtari nga Korça, Gena Lito ishte i ftuar të premten në mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku rrëfeu detaje nga jeta e tij private si baba i dy vajzëve nga martesa e parë, dhe karrierën e tij muzikore. Para se të nisej për koncertet e fundvitit në SHBA, Gena nuk la pa përmendur lidhjen speciale me bashkëshorten aktuale, Lorena Brahimaj. Vetë partnerja e këngëtarit në profilin e saj në facebook poston shpesh foto me Genën të shoqëruara me dedikimin special drejtuar artistit, “I love you!”. Po kush është Lorena, vajza e panjohur që e dashuron Genën si ditën e parë? Pas dhjetë vitesh lidhje dashurie, të ftuar në “Prive” së fundi, Gena dhe bashkëshortja e tij Lorena rrëfyen se si nisi historia e tyre. Lorena tregoi se pasi kishte vite që jetonte në Greqi, ajo ishte kthyer përkohësisht në Shqipëri për të marrë disa dokumente. “Në një mbrëmje, shokët dhe shoqet më thonë që të dilnim dhe më çojnë tek lokali ku këndonte Gena ato kohë. Mund të them që ishte dashuri me shikim të parë, sepse e pashë dhe më pëlqeu,” tregoi ajo. Më tej ata kanë rrëfyer se kanë jetuar të ndarë për disa kohë, periudhë që artisti kishte derdhur dhe lotë për Lorenën. Këngëtari i ka dedikuar dhe një këngë asaj me titullin “Sa lot kam derdhur unë për ty”, një krijim ky mjaft i ndjerë dhe që mund të themi se është bërë hit. “Ajo ka qenë vërtet periudha më e bukur, dhe unë atë këngë e kam përjetuar shumë”, tregoi Gena në intervistën e fundit.