Pas ndarjes nga Era Istrefi, Faton Shoshi afrohet me Vildane Zenelin

Era Istrefi dhe menaxheri i njohur nga Kosova, Faton Shoshi pa dyshim kanë qenë ndër çiftet më të përfolura të këtij viti për suksesin, famën dhe shkëlqimin. Ndërkaq në media qarkulluan fjalë se tashmë ata nuk janë më bashkë, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë vetë Fatoni ka pranuar se ai nuk është më menaxher i Era Istrefit. E pas ndarjes nga Era, ai është parë në një club në New York me shqiptaren seksi, Vildane Zeneli. Në lidhje me këtë lajm Vildane, e komentuar si ish- e dashura e Fatonit ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien me menaxherin e suksesshëm duke thënë se kanë mbi 20 vite shoqëri bashkë, duke lënë të nënkuptohet se ata janë vetëm miq të mirë.