Afrona Dika në duart e Fadil Berishës, kjo ishte dëshira që i plotësoi Blero

Partnerja modele e këngëtarit Blero Muharremi, Afrona Dika ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një set professional fotosh. Ajo ka postuar pozat e para nga studioja e fotografit me famë botërore në New York, ku shfaqet shumë sensuale me grimin professional dhe veshjen ngacmuese. Sigurisht që duke rënë në duart e fotografit të talentuar, presim të shohim një set fotosh të mrekullueshme nga Fadili. Sipas mediave të Kosovës, Afrona ka qenë e shoqëruar nga Blero, i cili i plotësoi asaj këtë dëshirë të madhe që kishte.