Patris Berisha thyen heshtjen: Jam burri i përjetshëm i Tuna Sejdiut, por…

Gjashtë muaj pasi u bënë prindër të djalit Tian, çifti më i përfolur i showbizit shqiptar po flitet se janë ndarë. Gjithçka nisi me heqjen e njëri-tjetrit nga lista e Instagram, për t’u shoqëruar me kthimin në Maqedoni të Tunës bashkë me djalin. Gazeta Express ka kontaktuar me Patris Berishën, duke e pyetur se si është marrëdhënia e tyre në çift, i cili më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen: “Unë e dua gruan time, ne jemi si asnjëherë më mirë. Nuk dua të deklarohem ekskluzivisht për asnjë media. Gjithë të mirat! Patris Berisha (burri i përjetshëm i Tunës”, u shpreh Berisha për Express. Pritet një reagim i Tunës për këtë çështje, e cila kohëve të fundit ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa Patrisi ka qëndruar më pasiv.