Matia Llupa flet hapur: Jam në një marrëdhënie me dikë, ja pse s’quhet dashuri as lidhje
Me trup sportiv që bën kapërcime të paimagjinueshme sipër paraleleve në skenë, duke na magjepsur me rolin e djalit që Ema Andrea e takoi pas 20 vitesh. Matia Llupa është aktori 23 vjeçar që ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave në shfaqjen e këtij sezoni teatror me titull “Nëna dhe fëmija”, vënë në skenën shqiptare nga regjisori boshnjak, Dino Mustafic. Të zhveshur gjysmë lakuriq dy protagonistët sjellin një marrëdhënie të pazakontë mes nënës dhe të birit, një lojë kjo aktoriale që po trondit ndërgjegjen e publikut. Impresionuese për publikun ishte shfaqja në skenë e një djali me trupin fit që kapërcen paralele dhe ia del të realizojë një rol vërtet të vështirë. Por si është jeta sentimentale jashtë skenër e një aktori kaq tërheqës për të cilin po flasin të gjithë në media? Pyetjes nga revista “Story” nëse është i dashuruar, apo në një lidhje për momentin ai i përgjigjet në mënyrën e tj: “Jam një djalë i zënë. As i dashuruar dhe as single. Besoj se i tregova të gjitha rreth statusit tim”. Për të kuptuar më shumë rreth perceptimit të tij përgjigjet: “Jam në një marrëdhënie me dikë, por nuk quhet dashuri as lidhje. Është thjesht marrëdhënie.”
Inçest në skenë, Matia 23 vjeçar rrëfen përjetimet
Shfaqja “Nëna dhe fëmija” ku aktorja e njohur Ema Andrea arriti maksimumin në interpretim, ndërsa i biri bënte kapërcime spektakolare po ashtu gjysmë e la publikun pa fjalë. Matia nuk e mohoi ngarkesën në skenë si ndjesi e parë kur u gjend përballë Emës, si nëna e tij në skenë. Por a iu desh kohë ta mendonte rolin e inçestit, apo nuk ka të tilla tabu? “Rolin e fitova pa u diskutuar inçesti, por duke u diskutuar djali takon nënën pas 20 vitesh dhe për këtë nuk hezitova dhe nuk do të hezitoja dhe po të dija incestin. Është profesioni i tillë”, është shprehur Matia për rolin e tij.