Xhesuri dhe e bukura, partnerët xhelozë që i detyruan të refuzonin skenat e nxehta të puthjeve
Premiera e serialit të ri turk “Xhesuri dhe e bukura” (Cesur Ve Guzel) nisi transmetimin në mesin e tetorit në “Tv Klan”, duke rikthyer në ekran si çift kinemaje dy aktorët e njohur, Kivanç Tatlitug dhe Tuba Buyukustun. Një ndër serialet më të ndjekur në Turqi, prodhim i AyYapim, i përshtatur në shqip si Xhesuri dhe e Bukura sjell historinë e veçantë të dy protagonistëve tërheqës, e tashmë me shumë fansa në mbarë botën.
Si lindi historia e dashurisë së Xhesurit me të bukurën
Po si lindi historia e dashurisë në “Xhesuri dhe e bukura”?Tahsin është kreu i familjes Korludag, pasuria dhe influenca e madhe në shoqëri e të cilit i bën të gjithë t’i tremben dhe ta respektojnë. Ai kështë baba i dy fëmijëve. I biri Korhan është zhgënjim i vërtetë për të atin, pasi ai Tahsin do shumë Syhan (Tuba Buyukustun), vajzën e tij jo vetëm të bukur por edhe të zgjuar. Nga ana tjetër bashkëshortja e Korhanit përpiqet të ngelet shtatzënë, por pa sukses. Ajo shkon deri aty sa tenton të vrasë kunatën e saj, Syhan, nga frika se mos ajo lind para saj trashëgimtarin e familjes. Mirëpo planet e saj djallëzore dështojnë kur një i huaj, i pashëm, futet në histori duke shpëtuar jetën e Syhan. Nuk vonoi shumë dhe ai bëhet i dashuri i Syhan, e cila gjeti tek ai djalin e ëndrrave. Por, hakmarrja ndaj Tahsinit rri gjithë kohën në mendjen Xhesurit (Kivanc Tatlitug), ndaj hyrja e tij në këtë ngatërrese nuk ishte aspak rastësi…
Sherret në xhirime, dhe arsyeja e refuzimit të skenave të nxehta
Seriali “Gesur ve Gusel” ka intriguar publikun për kombinimin e dy protagonistëve kryesorë, dy prej emrave më të dashur e më të paguar në Turqi, Tuba Buyukustun dhe Kivanc Tatlıtug. Një histori dashurie që nisi nga një hakmarrje e që pati fund të lumtur e bëri këtë serial, të kapë një rekord shikueshmërie në Turqi vitin e kaluar. Sipas mediave turke, ky produksion televiziv ndër më të paguarit e vitit të fundit, shënoi edhe shifrat më të larta të fitimeve nga serialet televizive. Por mediat turke kanë hyrë në prapaskenat e xhirimeve të serialit, të cilat nuk kanë kaluar pa probleme. Tuba dhe Kivanç kanë pasur jo pak debate për oraret e xhirimeve, edhe pse Tuba e mohoi duke thënë se ajo dhe aktori 34 vjeçar kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Momenti më delikat i lojës si të dashuruar ishin skenat e gjata të puthjeve në serinë e fundit, të cilat mësohet se janë ndryshuar në skenar, sepse sipas mediave turke, aktorët nuk ishin dakord që të zgjateshin shumë tek ato skena. Sipas skenaristit Seren Serengil, aktori Kivanç Tatlitug kishte marrë urdhër nga bashkëshortja, Başak Dizer, por po ashtu edhe Tuba Büyüküsten, e cila pak kohë më parë u nda nga bashkëshorti Onur Saylak. Başak Dizer, megjithatë reagoi duke e përjashtuar veten nga lajmet, ndërsa tha se nuk ka ndërhyrë në punët e bashkëshortit, Kuba Tatlıtuğ, madje as edhe për puthjet me Tuba-n. Gjithsesi dy artistët që u bënë çift për këtë projekt televiziv, u komentuan nga kritika si një çift ideal kinemaje. Aktorja 35 vjeçare që zhvillon karrierën e saj që nga viti 2003, është nëna e dy fëmijve dhe këtë vit u komentua për divorcin e zhurmshëm nga ish-bashkëshorti, Onur Saylak. Ndërsa 34 vjeçari Tatlıtuğ, me karrierë të shkëlqyer që nga viti 2002, vitin e kaluar i dha fund beqarisë, pasi u martua me Başak Dizer.