E qeshura e Dj.Sardit kthehet në “hit” të “Kënga Magjike”, ja ç’ndodhi kur performuan “Insta girls”
Nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike” arriti kulmin e show-t skenik në Pallatin e Kongreseve, kur ish-aktorët e “Portokalli”-së, Bes Kallaku dhe Erion Isai përformuan si Insta girls. Dy mikeshat kishin vendosur të sfidonin veten edhe në këngë duke hyrë në kategorinë e të rinjve “New artist”, ku u duhej të përballonin panelin e jurisë së përbërë nga; Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu. Dy vajzat që përfaqësojnë fenomenin e vajzave që reklamohen në Instagram, nuk e kaluan dot provën, por shkaktuan shumë të qeshura me replikat që shkëmbyen me anëtarët e jurisë. Ajo që nuk duhet humbur nga ai moment i spektaklit është e qeshura e Dj. Sardit, që mund të themi se është shndërruar në “hit-in” e këtij festivali.