Beatrix Ramosaj harron “barman-in” seksi, zbulohet arkitekti që i ka rrëmbyen zemrën
Ende pa u mbushur një vit që kur Beatrix Ramosaj deklaroi ndarjen nga i dashuri, “barman-i” seksi nga Tirana, këngëtarja duket se ka nisur histori të re dashurie. Edhe pse e vuajti shumë historinë që mori fund me Ervi Cenollin, tani 23 vjeçarja po i gëzohet lidhjes me një djalë brun simpatik me profesion arkitekt. Beatrix ka postuar sot foton me partnerin e ri Erind Bejleri, dhe miqtë e tyre. Mesa duket kjo është një nga ato të dielat vërtet të bukura për këngëtaren simpatike.