Art Abazi: Jam më xheloz dhe fanatik se Dreni për Rinën, pse s’besoj se do të martohem ndonjëherë
Muzikant i lindur, i dashuruar pas librave dhe i thellë aq sa të mos mjaftohet me një femër tërheqëse, nëse s’ka dhe mendjen të bukur. Art Abazi është vëllai këngëtar i Dren Abazit, i cili bën një rrëfim ndryshe për revistën “Story” këtë vjeshtë…
Nëse duam të zbulojmë 50 hijet e Art Abazit, mund të na i rendisësh?
Auf! Më besoni, nuk e di pse nuk ka zgjuar kureshtje tek unë filmi/libri “Fifty Shades of Grey”. Se zakonisht jemi të prirur të bëhemi më kureshtarë për diçka, që merr më shumë kritika negative. Nuk e kam parë filmin. Di vetëm që i ka tejkaluar limitet e banalitetit. E krejt çka mund të them për pyetjen në lidhje me mua është është me fat ai ose ajo që jeton në të njëjtën kohë me hijet e mia.
Një pozë ku shfaqesh me kitarë në shtrat është provokimi yt artistik për këtë tetor. Pyejta që lind natyrshëm është: “Gjithë ky çun, çne fle vetëm?!”
Po foton kush e bëri, shtrohet pyetja? (qesh)…edhe pse është fakt, ngaqë po fle shumë pak kohëve të fundit. Në gjumë vetëm ëndrrat i lë të më përzihen, askush tjetër.
Nga ana tjetër të gjithë e kanë zili familjen tuaj të bukur me motrën, Rina dhe villain, këngëtarin e njohur Dren Abazin. Kaq shokë jeni me njëri-tjetrin sa i kaloni momentet e bukura bashkë, dhe a ndani sekrete?
Kështu ishte jeta, dikush zili neve, dikujt zili ne… Pavarësisht që nuk është reale, gjithçka që na shfaqet në rrjetet sociale ose në publik. Kur bëhet fjalë për Rinën, gjithmonë emocioni merr tjetër dimension. Në këtë rast ndihem me fat dhe krenar për Rinën e Drenin.
Bëhesh xheloz për motrën, dhe ndërhyn në punët e saj të zemrës?
Patjetër. Password-et e të gjitha llogarive të Rinës i kam unë. Bëj shaka. Por të them të drejtën jam më xheloz dhe më fanatik se Dreni, por besoj në kufi të normales. Dhe këtë Rina ma mirëkupton.
Para pak kohësh u fol se kishit fshirë nga Instagrami fotot me Drenin. Patët ndonjë zënkë mes jush, apo e gjitha ishte fantazi portalesh?
Jo, nuk qenkam në dijeni për këtë lajm. Ajo çfarë mund të them është se unë i kam të publikuara 46 foto me Drenin, ndersa Dreni me mua vetem një. (qesh)
Kthehemi tek ty, si i ke punët e dashurisë. A je në ndonje lidhje për momentin?
Mund të flasim pak për Vetingun, se është me më shumë interes kjo pjesë?
Ty të pëlqejnë biondet apo brunet, mendon se ngjyra e flokëve tregon shumë për personalitetin e femrës apo kjo është thjesht legjendë urbane?
Të them të drejtën, gjatë momentit që po e lexoja pyetjen, thashë me vete, sa keq që kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë tek 90 për qind e vajzave.
Pse?
Ne meshkujve gjithmonë do të na tërheqë bukuria e femrës, qoftë brune ose bionde, ndërkohë që femrat e sotme vetëm pamjen nuk e njohin si kriter. Do t’ua bëja hallall po ta shikonin trurin, por është i dhimbshëm fakti se çfarë po u bën përshtypje atyre. Ndoshta është një revansh i llojit të vet për mosbesnikerinë e meshkujve, nuk e di! E zgjata pak, por e ndjeva kështu. Mua për vete më mjafton që ngjyra e flokëve të saj të jetë natyrale.
Ke plan të martohesh para të 30-ateve, apo martesa për ty është një vendim që duhet menduar mirë?
Për sa kohë nuk vlen për vajzat pyetja biond apo brun, unë nuk besoj se do të martohem ndonjëherë.
Dimë që je shumë i pasionuar pas librit dhe kafshëve. Çfarë librash lexon?
Ah sa keq që mami nuk e ka të njëjtin informacion! Ajo po më kritikon vazhdimisht pikërisht për lënien mënjanë teëleximit.Hmmm. Sidoqoftë mund të them lirshëm që pas 5 viteve pushim, para pak ditëve arrita t’i lexoja 187 faqe të librit “Leo Di Caprio” me autor Douglas Wight. Ua sygjeroj edhe juve ta lexoni! Do të inspiroheni pafund për të mos u dorëzuar kurrë në ëndrrat tuaja.