Arinda Gjoni: Si ja dal mbanë…
Buzëqeshja në fytyrën e saj flet më shumë se mijëra fjalë, pasi ajo shquhet për person me adrenalinë. Këngëtarja e muzikës pop, Arinda Gjoni erdhi nga Italia për të marrë pjesë sezonin e kaluar në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku i duhej të hynte nën lëkurën e këngëtarëve me famë ndërkombëtare. Përveç klipeve që ka publikuar në Shqipëri, Arinda ka kthyer në stil personal fotot me një fabul të caktuar, që i realizon kudo ku bën pushime. Kështu pas pozave të verës në Jug të vendit, këtë vjeshtë artistja ka mahnitur ndjekësit me disa foto e veshur me të kuqe e me kurorë në kokë, duke shijuar atë e quan “parajsën mbi tokë të Santorinit”. Për revistën “Story”, Arinda rrëfen sekretin e gjendjes shpirtërore që e bën të ndihet e qetë në çdo kohë…
Pas “Shpirti flet”, “A jena” ishte klipi yt i fundit. I more klikimet që prisje, dhe çfarë ndryshimi solli ky projekt në karrierën si këngëtare në Shqipëri?
“A Jena” u prit edhe më mirë se sa unë e prisja. Jam surprizuar jo vetëm nga klikimet që numëroj (brenda tri javësh gjysmë milioni), por ajo çfarë më ka lumturuar pa fund kanë qenë videot e ndryshme nga të rinj në gjithë Shqipërinë, që i kanë realizuar duke e kënduar këngën time. Kjo sigurusht që të jep një ndjesi të mirë.
Pas fotove të verës në plazhet e Jugut, këto ditë vjeshte të shohim në një set fotosh të realizuara në ishullin e preferuar të Greqisë, Santorini. Çfarë fshihet pas këtyre fotove?
Po, kam ardhur për disa ditë pushime këtu në Santorini. E kam vizutuar edhe para disa vitesh, dhe ndjeva që të rikthehesha sepse është një vend që më krijon një gjendje shumë të mirë shpirtërore. Santorini është një copë parajse mbi tokë.
Kush ishte fotografi që fiksoi momentet kur ti pozoje e veshur me të kuqe dhe kurorë në kokë, dhe bëhet fjalë për udhëtim romantik?
Zgjodha të kuqen sepse thyhej bukur me bardhësinë, që ka Santorini. Kam ardhur me disa mikeshat e mia, njëra prej të cilave jeton vetë këtu. Dhe fotot m’i ka realizuar njëra prej prej tyre.
Dukesh shumë e lumtur gjithmonë sikur po shijon parajsën edhe në aspektin shpirtëror. Është dashuria ndjenja që të përmbush?
Po, është e vërtetë. Jam shumë e qetë. Ky vend më fal shumë qetësi dhe relaks.
Sa i takon karrierës ke mbundur të hysh në tregun e muzikës sa të fitosh aq para sa të bësh jetë luksoze?
Jam këngëtare që këndoj live, kam dhe bandën time muzikore e ia dal mbanë shumë mirë jam apo s’jam në treg. Nuk jam e varur nga tregu.
Cila këngëtare botërore të bën që ta adhurosh për stilin që ka?
Nuk kam pasur asnjëherë idhuj.
Artisti mashkull që mund t’i thuash vetes, ky s’mund të refuzohet?
Më lër të mendohem! (Qesh) Ndoshta Chris Brown.
Bukuria për ty është absolute apo relative?
Mendoj që është relative.
Nëse bëhet fjalë për ndërhyrje estetike, çfare do të doje të bëje në pamjen apo fizikun tënd?
Sa për ndërhyrje jam për gjërat Bio, edhe sikur të shëmtuara të jenë. Më pëlqen kjo mimikë, pamje që kam dhe s’dua ta ndryshoj.
Një këngëtare që të bëjë një jetë me regjim, sa të vështirë e ka dhe ti si ja bën?
Më është bërë rutinë tashmë pjesa e punës. Marr gjithçka me sportivitet, s’kam regjim.
Si shumë këngëtarë që i kanë sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ti e synon karrierën atje?
Amerika? Ndoshta nuk i dihet në të ardhmen. Unë gjithmonë shoh shumë larg.