Elvana & Migena Gjata, luksi që ndan motrat nga njëra-tjetra

Nata e 4 nëntorit ishte shumë e rëndësishme për motrën më të madhe të këngëtares, Elvana Gjata. Kjo për faktin se sopranoja Migena Gjata, e mbajti koncertin e saj të parë në Tiranë, për këtë arsye nuk kishte si të mungonte prezenca e Elvanës për ta mbështetur motrën e saj. Elvana, u shfaq në hollin e Universitetit të Arteve në shoqërinë e stilistit të njohur të Kosovës, Valdrin Sahiti. E veshur me një fustan jeshil saten, ajo çfarë ka rënë në sy sigurisht se ishte edhe shalli që e kishte vendosur në krahë, i cili ishte i markës Fendi në vlerë prej 1890 Dollarë. Kujtojmë se ajo është duke e shijuar suksesin e madh të këngës “Forever is over”, me të cilën u ngjit shkallëve të suksesit botëror, ndërsa nuk mjafton me kaq pasi ajo po punon edhe për projekte të tjera. Veshja dhe stili luksoz i Elvanës, dëshmoi se ajo bën një jetë krejt ndryshe nga Migena, e cila mund të themi se jeton në mënyrë modeste në Gjermani. Ajo është një nga të paktat soprano shqiptare që ka provuar në rritje karrierën e saj jashtë vendit. Ndërkohë që për Elvanën dimë shumë, po ju prezantojmë me motrën e saj më pak të njohur. Migena Gjata, është vajza që tërhoqi vëmendjen e kritikës apo mediave gjermane me zërin e saj edhe pse në moshë të re. Ajo u kthye në Tiranë për interpretimin e veprave të Schumann, Wolf, Schubert, Webern, e Strauss. E nisi rrugëtimin e saj në Tiranë në moshën 13 vjeçare, kur filloi të merrte mësimet e para në muzikë. Më pas në liceun “Jordan Misja” e në Fakultetin e Arteve nën mentorimin e Prof. Suzana Frashërit, ajo u formësua më tej si artiste, ku puna e palodhur dhe talenti i hapën dyert për të studiuar në Universitetin e Arteve në Essen. Në klasën e Prof. Rachel Robins ajo u diplomua me rezultate maksimale dhe si rrjedhim fitoi bursën “Cläre und Alfred Pott Stiftung” që financoi studimet e saj.