Art Abazi ish-i dashuri i Mimoza Shkodrës? E telefonova për fejesën, por m’u përgjigj Seldi…

Art-Abazi-2

Mediat e Kosovës kanë shkruar për një lidhje të dikurshme të këngëtarit Art Abazi me këngëtaren Mimoza Shkodra. Pyetjes nga revista ”Story” se sa e vërtetë, është dhe nëse e uroi për fejesën me Seldi Qalliun, ai përgjigjet: “Po, me të dëgjuar lajmin mora telefonin për ta uruar, por në telefon u përgjigj Seldi, kështu që nuk arrita t’ia përcjell urimet direkt asaj. Mimoza është vajzë fantastike. Të vetmen të metë mendoj se ka, është zhanri i muzikës që bën. I uroj shumë lumturi të dyve!