Valton Krasniqi: Arsyeja pse e fsheh familjen time nga sytë e botës, vajza ime e famshme si Shakira
E njihnim si beqar, por këngëtari i njohur nga Kosova që jeton në Bazel të Zvicrës është i martuar prej 10 vitesh dhe ka fëmijë. Valton Krasniqi ka menduar ta mbajë gjithmonë jetën e tij private jashtë vëmendjes publike, por një foto që postoi me vajzën i bëri të gjithë kureshtarë për të mësuar më shumë rreth jetës së tij. Për revistën “Story”, këngëtari i albumit “My love” tregon disa sekrete për veten.
Para shumë viteve ishe shumë aktiv në tregun e muzikës shqiptare. Si ka vazhduar karriera jote këto kohë në Zvicër?
Jeta ime ka vazhduar normalisht. Kam qenë aktiv shumë, por jo në Shqipëri e Kosovë për faktin se nuk fiton para të jesh i pranishëm në televizione. Kurse koncertet paguhen shumë pak, në krahasim me koncertet në Zvicër, Gjermani apo vende të tjera europiane. Por unë kam vazhduar me projektet e mia, këngët dhe videoklipet.
Së fundi i ke surprizuar fansat me një foto me vajzën. Ç’mund të thuash për jetën familjare që ke krijuar por që e ke mbajtur sekret?
Unë jetën time private e kam mbrojtur, sepse familja ime nuk ka dëshirë të përfitojë nga fama ime, ose të jenë pjesë e famës që unë kam. Por kohët e fundit kam shumë dashuri për vajzën time. Dëshira ime ka qenë ta ndajë këtë dashuri bashkë me fansat e mi.
A mund ta dimë kush është partnerja jote?
Siç e tashë më sipër kam mbrojtur jetën time private, dhe sigurisht do ta mbroj prapë. Fotoja me vajzën ishte vetëm një dhuratë foto për fansat e mi. Nuk do të ketë fotografi të tjera mendoj, siç bëjnë kolegët e mi, të cilët e publikojnë gjithë jetën private në rrjetet sociale. Nuk më pëlqen mua personalisht.
Sa i takon muzikës je duke menduar për ndonjë bashkëpunim dhe pranë cilit këngëtar apo këngëtareje mund të të shohim?
Për momentin kam qenë në fazën e pushimeve, dhe kam pas ligjërata pasi jam duke u dimplomuar për Muzikë Ton engieneur mastering. Pwr momentin kam disa plane solo, që do i sjell kuptohet me videoklipe.
Sa i angazhuar je me koncerte, dhe mund të na thuash se si janë fitimet e tua nga muzika?
Unë jetoj vetëm nga muzika dhe mjaft i angazhuar në Diasporë, jo vetëm nga koncerte por edhe ahengje të ndryshme. Fitimet janë sekret. (qesh)
Por bie në sy për luksin në stilin e jetës që bën. E quan veten milioner?
(Qesh)Nuk besoj, por s’kam nevojë të ankohem. E kam jetën shum stabël dhe nuk më mungon asgjë. Falenderimi i takon Zotit!
Rikthehemi sërish tek familja. Kalon shumë kohë me vajzën e vogël, ke dëshirë ta bësh artiste të madhe kur të rritet dhe kujt do të dëshiroje t’i ngjante?
(Qesh) Vajza është ende e vogël, dhe nuk e di a do të jetë artiste apo profesion tjetër. Por unë mendoj se unë babi i saj kam qenë gjithmonë artist me angazhime nga filmi deri te muzika. Kështu besoj se edhe ajo e ka artin në gjak. Sa për ngjashmëri do të doja t’i ngjasonte Shakirës.