“C’est la vie” spektakël “live”? Bllofi që nxori zbuluar një produksion të tërë
Polemika të shumta janë ngritur mbrëmjen e së dielës për transmetimin live të emisionit “C’est la vie”, orari primetime kur edhe ndërroi jetë kompozitori i njohur Aleksandër Lalo, i cili ishte pjesë e jurisë. Aleksandër Lalo, u shua në moshën 68 vjeçare si pasojë e një ataku në zemër, ndërkohë që sikur ishte gjallë me ikjen e tij bëri zhurmë duke nxjerë “bllof” produksionin e “C’est la vie”, që e kishin prezantuar si show live. Për këto polemika, këngëtari Altin Goci ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar se pse ka mbështetur moderatoren Marina Vjollca se gjithçka ishte live, ndërkohë që emisioni regjistrohej disa ditë para transmetimit. Goci ka shpjeguar se i referohej performancës së artistëve si dhe orkestrës. “Në fakt kisha vendosur të mos replikoja fare ndaj spekulimeve të rastit në disa media, jo për gjë, por tanimë është bërë si traditë. Nuk doja të replikoja për respekt të profesorit Lalo pasi, në asnjë çast nuk dua që humbja e tij e parakohshme të përdoret për gjëra të pavlera. Po ndjej se kam një detyrim ndaj miqve të mi të rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se: Ajo çfarë kam thënë unë se “gjithçka këtu është live” në serinë e fundit të “C’est la vie”, i referohet të kënduarit live (jo me play back), orkestrës që është e gjitha live përfshirë edhe harqet e veglat frymore, dhe nuk kishte të bënte me regjistrimin e programit. Kjo është shume mirë e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga të gjithë. Tjetër gjë është e kënduara live (zë orkestër) të cilës unë i referohem dhe tjetër gjë është regjistrimi i programit. Ikën nga kjo botë një thesar i muzikës shqiptare dhe pa më dalë akoma brenga e kësaj ikje të madhe duhet të merrem me të tilla sqarime, gjëra që nuk kanë asnjë vlerë”, përfundoi këngëtari në rrjetet sociale. Për talent shoë-n nga Pandi Laco, Adrian Hila dhe Bledar Laço, nën prezantimin e Marina Vjollcën, tetë personazhe të famshëm shqiptarë vijnë në duet me tetë yje këngëtarë profesionistë. “Spektakël, interpretime LIVE, emocione pafund dhe ethet e një gare mes yjesh”, shkruhet në prezantimin hapjes së spektaklit në natën e parë. Ishte pikërisht kjo puntatë, ku moderatorja Vjollca u shpreh në hapje të spektaklit: “E çfarë unë doja ta vija ta theksoja me zë të lartë, t’i vija theksin është si ky spektakël vjen me formacionin orkestral Live”.Për më shumë ndiqni dy videot që kemi shkëputur nga spektakli ku prezantuesja, dhe anëtyari i jurisë Altin Goci evidentojnë në momente të ndryshme pikërisht për këtë spektakël “live”.