Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha ndan me tifozët afeksionin për prezantuesen, ajo ia kthen me…
Edhe pse futbollistët përfliten për miqësitë me vajzat e njohura të ekranit, Thomas Strakosha tregohet i rezervuar në rrjetet sociale duke postuar vetëm foto nga fusha e blertë, apo me familjen e tij. Por djali i futbollistit me emër, Foto Strakosha ka bërë një përjashtim, duke postuar një foto me prezantuesen me format e kolme të “Rtv 21” të Kosovës, Blerona Zeqirin. Bashkë me një foto të postuar në Instagram, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrin në fushë futbolli, Strakosha shkruan: “Intervista e bukur me Blerona Zeqiri”. Nuk vonoi shumë dhe prezantuesja ia ktheu me zemra, që nënkupton se mes tyre ka lindur një afeksion. 22 vjeçari, që ka lindur në Athinë bie në sy për shtatlartësinë 1.93 m. Portieri i Kombëtares shqiptare këto vitet e fundit është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin italian me skuadrën e Lazios. Në lidhje me objektivat e tij për Kombëtaren ai është shprehur në një nga intervistat e fundit: “Synoj të jemi më mirë se një vit më parë, të shkojmë mirë në Evropë dhe të jemi në 5-6 ekipet më të mira të Kampionatit. Dua të përmirësohem gjithmonë dhe të luaj në çdo ndeshje, të ndihmoj ekipin tim dhe të jap kontribut në Kombëtare”, është shprehur ai. Sa u takon vajzave ai preferon të qëndrojë paksa i tërhequr, por me Blerona Zeqirin ka bërë dallimin, vajza që nga mediat konsiderohet sensacioni i “Rtv 21”. Kjo për arsyen se vajza e qeshur brune ka thyer mitin se ekrani kërkon e pranon vetëm femra të dobëta e me linja perfekte.