Asumana e “Fate të kryqëzuara”: E kërkoj martesën, por s’lejoj që sentimentalizmi të ndikojë në…
Motra me baba tjetër e Dilarës tek “Fate të Kryqëzuara”, Asumana në fund të serialit i kupton gabimet e saj, dhe kështu të gjithë jetojnë në vilë të lumtur. Elegante, e llastuar dhe shumë shik në veshje protagonistja e këtij seriali shumë të ndjekur turk, aktorja 39 vjeçare Mine Tugay ka tërhequr vëmendjen e fansave me karakterin e saj. Ndërkohë që seritë sa vijnë edhe bëhen më dinamike ju prezantojmë me 39 vjeçaren që shpesh vë në lëvizje ngjarjet në produksionin që transmetohet në “Tv Klan”. Pyetja që fansat bëjnë shpesh? A është e dashuruar Mine në jetën jashtë televizionit? Sipas mediave turke ajo rezulton të jetë “single” aktualisht, ndërkohë që e vetmja histori dashurie për të cilën kanë folur gazetarët është ajo e vitit 2010-të me këngëtarin disa vite më të ri, Emre Aydin. Mine, e lindur në Konya në Turqisë i përket shenjës zoodiakale të Luanit. Aktorja e një sërë serialesh televizive e filmash, në vitin 2014 u bë pjesë e “Paramparça” (Fate të kryqëzuara), që i dha famë e sukses. E nisi karrierën në vitin 1997- të në teatër, dhe në gjithë karrirën e saj ka ruajtur të njëjtën formë fizike pa lënë mënjanë shtatlartësinë 1.70 m. Por cila është jeta e saj jashtë prozhektorëve e shkëlqimit të kinemasë, teatrit e televizionit Mine i rrëfen në këtë intervistë.
Ti lë përshtypjen e vajzës së pavarur. Realisht të pëlqen martesa?
Unë e kërkoj martesën dhe shpesh e shoh veten si prind i mrekullueshëm që ofron ngrohtësi, mbrojtje dhe mirëkuptim për fëmijët.
Në lidhje intime për çfarë kujdesesh që të mos të të errësohen sytë në zgjedhjen e partnerit të jetës?
Ah! Më duhet të jem e kujdesshme që të mos zgjedh partner për arsye të gabuara, dhe të mos lejoj që sentimentalizmi të ndikojë në vendimin tim, veçanërisht ato që përfshijnë zgjedhjen e bashkëshortit.
A mund ta dimë ç’është ky misioni yt për të ndihmuar njerëzit që janë duke kaluar një problem, aq sa vetë ofrohesh për të mbajtur barrën e tyre mbi supe?
Po e vërtetë që e bëj këtë. Por fatkeqësisht kam kuptuar se disa prej tyre janë bërë më të dobët nga kujdesi im. Në fund të fundit, është në natyrën time që të tërhiqem nga personat më të dobët mes nesh. Tundimi që kam unë është ta mendoj veten si shpëtimtare e botës, duke mbajtur barrën e të tjerëve mbi shpatullat e mia.
Je artiste, por ke ndonjë talent tjetër të fshehtë për shembull për të qenë biznesmene?
Të them të drejtën unë jam e bekuar me talentin në muzikë, si dhe me artet vizuale. Por gjithashtu kam talent të madh në biznes, për të cilën bashkëpunëtorët më këshillojnë se mund të kem sukses nëse i shtojmë hijeshinë dhe karizmën që ata shohin tek unë si femër.
Që të merresh me biznes duhet të jesh natyrë energjike. Ti je?
Po, jam plot energji, gjithnjë në lëvizje, nervoze në disa raste dhe shumë hiperaktive. Jeta lëviz shumë shpejt për mua dhe unë e përballoj shumë mirë, pasi jam natyrë entuziaste.
Si e stërvit mendjen dhe trupin për të qenë gjithmonë si 20 vjeçe?
Unë stërvitem mendërisht dhe fizikisht. Ndërkohë që konsumoj ushqime natyrale, mbaj dietë, bëj ecje në ajër të pastër.
Ti e mban veten të bukur, apo vetëm të tjerët mendojnë kështu për ty?
Mendoj se i kam në harmoni tiparet e fytyrës.
Mendon se hyn në kategorinë e vajzave, që ia dinë vlerën jetës?
Unë mund të them se kam njohje të plotë të bukurisë së jetës. (qesh)
Zgjuarsi për ty çfarë do të thotë tek një femër?
Zgjuarsi për mua do të thotë aftësi në zgjidhjen e konflikteve dhe harmonizimin e marrëdhënieve mes njerëzve.