Mbidoza e drogës i merr jetën reperit 21 vjeçar, fansat në zi
Reperi amerikan Lil Peep(emri i vërtetë i të cilit është Gustav Ahr) ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare nga mbidoza e drogës. Lajmin e ka konfirmuar për mediat menaxheri i tij, Adam Grandmaison. Ai bëri të ditur se Peep u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ishte e pamundur të shpëtonte gjallë. Para se të nd֝rronte jetë, 21-vjeçari kishte postuar një video ku shkruante: “Kam mirë, nuk jam i sëmurë. Lil Peep njihet për këngët “Benz Truck” dhe “Awful Things”, por edhe për betejën që kishte me depresionin dhe përdorimin e drogës. Fansat janë zi, ndërsa kanë filluar me komentet ngushëlluese në rrjetet sociale për reperin, që konsiderohej nga kritika e muzikës një yll në ngjitje, të cilin e priste përpara karrierë shumë e ndritur.