Xhesika Polo: Unë me format e Amber Rose, e dua veten time me ekstra tule
Ndërkohë që tendenca është për zhveshje skenike ti u shfaqe në “E Diela shqiptare” më e veshur se kurrë, me një fustan madhështor. Pse zgjodhe të zezën?
E zeza me pëlqen. Është skenike dhe ka shumë prezencë. Plus më nxjerr shumë elegante, dhe shkon me flokët e mia të bardha. Fustani është bërë nga një vajzë e quajtur, Tessa Prenga. Një vajzë e re në moshë por shumë e talentuar. Ishte merita e saj që paraqitja ime kishte një fryme Dive.
Je shprehur se të pëlqen Amber Rose. Kur ndodh që ti vishesh apo sillesh njësoj si ajo?
Jemi natyra trasgresive në look, kjo është ajo që na bashkon. Edhe format e rrumbullakosura (qesh).
Të pëlqen vetja me formën fizike të kolme, apo je gjithmonë në luftë me peshoren?
Asnjëherë në luftë. E dua veten time me ekstra tule, por gjithsesi ca kilogramë jam në proces heqjeje më shumë për arsye shëndetësore më shumë.