Të frikshmit e “Bloodlands”, ja si duken në jetën reale

Bloodlands-2

Mund t’i keni parë në skenat filmit “Bloodlands”, premiera e të cilit u shfaq këtë vjeshtë në kinematë e Tiranës. Fjala është për aktorët “e frikshëm” të skenave të filmit të parë horror shqiptar, të cilët mund t’i shihni si duken të gjithë bashkë në jetën reale. Ata kanë pozuar pas premierës së filmit, projekti për të cilin u fol mjaftueshëm në media. Po si lindi ideja për këtë film? Fenomeni i hakmarrjes ngacmoi regjisorin australian Steven Kastrissios, që të vinte në Shqipëri dhe të realizonte këtë film horror në gjuhën shqipe dhe me aktorë shqiptarë. Një kafe me mikun e tij shqiptaro-australian, Dritan Arbana do të ngacmonte fantazinë e tij krijuese, që ai të gjendej në sheshxhirim në Shqipëri për filmin e tij “Bloodlands”, që në 25 shkurt të këtij viti u shfaq në “Horror Channel Fright Fest Glasgow”. Kastrissios e ka ngritur filmin e tij mbi legjendat e vjetra shqiptare me shtriga. Xhirimet janë realizuar në Ibë, fshat afër Tiranës, në pyll lart në Krrabë, në Elbasan edhe në Tiranë. Filmi rrëfen historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë, dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.