Kamela Islamaj: Udhëtimi në Tajlandë që më bëri t’i hyj palestrës, pse i urrej vithet e gjoksin
Kur të lindi ideja për ndryshim fizik, pra kur nisi pasioni për palestrën dhe pse vendose telat në dhëmbë?
Palestrën e fillova para pesë vjetësh kur u ktheva nga pushimet në Tajlandë. U ndjeva shumë e madhe, jo se isha po se ata ishin shumë të vegjël. Ndërsa këtë vit, prej janarit iu futa cross fit-it dhe kam pasur një super ndryshim në trup.
Po regjimi ushqimor ka ndikuar në fizikun tënd?
Unë s’kam qenë asnjëherë ndonjë hamse e madhe. Gjithë kilet e tepërta i kisha nga mospasja e regjimit. Më shumë rregullova gjumin dhe oraret më shumë.
Trupi që të bën të ndihesh mirë është fit, apo me vithe e gjoks?
Fit, historikisht kam urryer vithet dhe gjoksin. (qesh)