Trajnerët e “The voice kids” takohen në paskuinta para nisjes së aventurës së re
Produksioni prej kohësh ka filluar nga puna për spektaklin e “The Voice Kids”, që do të transmetohet këtë sezon televiziv në “Top Channel”. Ndjekësit e këtij “Talent Show” kanë pasur mundësinë të ndjekin hap pas hapi fazat përgatitore nëpërmjet mediave sociale. Ndërkaq shumë interes ka pasur edhe për paratitjen e disa ditëve më parë të trajnerëve, pranë studiove të “Top Channel”, ku binte në sy harmonia mes tyre. Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër dhe Renis Gjoka u mblodhën për herë të parë së bashku për “The Voice Kids”, ndërsa premtojnë një edicion mjaft interesant. Sfida që ata kanë ndërmarrë me njëri-tjetrin për të qenë udhërrëfyesit e talent show-t për fëmijë më të ndjekur në vend, por edhe përkushtimi që fëmijët kërkojnë, bën që ata ta presin me emocion këtë aventurë. Ndërkohë publiku pret me padurim jo vetëm spektaklin, por edhe kureshtjen për të zbuluar zërin më të mirë.