Rrëfimi i pazakontë i Inis Gjonit për të bijën: Ja si ia shpjegoj mungesën e babait
Regjisorja e njohur Inis Gjoni, e ftuar në emisionin “Wake up”, ka folur për premierën e saj të re, shfaqjen teatrore “Çifti i çuditshëm”. Gjatë intervistës ajo rrëfeu detaje për vajzën e saj, Coco Antonel, të cilën po e rrit e vetme pasi babai i vogëlushes u nda nga jeta në vitin 2011. E pyetur se si ia ka shpjeguar të bijës mungesën e të atit, Inisi është përgjigjur: “Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjesht, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie”, është shprehur regjisorja.