Homoseksual lind apo bëhesh? Çudit mjeku: Është brenda secilit prej nesh, por varet çfarë zgjedhim…
Homoseksual lind apo bëhesh?! Kësaj pyetjeje që ka nxitur shumë debate në ditët e sotme i ka dhënë përgjigje në versionin e tij, Richard C. Pillard, psikiatër në “Boston University School of Medicine”. Sipas tij: “Jam i bindur se është brenda secilit prej nesh, por varet se çfarë zgjedhim”, deklaron ai. Ndërsa mjeku Alfred Kinsey ka publikuar disa statistika të cilat dëshmojnë: Rreth 4 për qind e burrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë homoseksualë ekskluziv, gjatë gjithë jetës së tyre. Rreth 10% e meshkujve amerikanë mendohet të jenë homoseksualë për tre vjet të jetës së tyre si të rritur homoseksualë, jo ekskluzivë. Ndërsa rreth 37% e 5000 burrave amerikanë, kanë pasur, më së paku, një marrëdhënie deri në orgazëm, me një mashkull tjetër. E pavarësisht të gjithave siç duket kjo çështje ka një kohë të gjatë që ngre polemika të mëdha, dhe gjasat janë që të vazhdojë më tej.