Bekim Guri & Albina Hoti: Na mjaftoi një javë njohje për të marrë vendimin e martesës, sepse në dashuri…

 

Fotografia: Çlirim Uskana
Dashuria e tyre është si në filma, edhe pse shumë momente nga jeta i kalojnë në film. U takuan më 2 prill 2016, u fejuan në 7 tetor 2016, shijuan darkën e fejesës më 6 janar 2017 dhe lidhën kurorë me martesë më 1 gusht 2017. Bekim Guri është aktori nga Kosova, i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, që është martuar me gazetaren dhe aktoren Albina Hoti. Artisti që ka luajtur në disa filma në Kosovë, Tiranë dhe Gjermani, dhe ka prodhuar tre filma të shkurtër si producent dhe regjisor bëri bujë me filmin “Heshtje”. Ai rrëfen në këtë intervistë për revistën “Story” dashurinë e jetës, romancën vme partneren që e çoi në altar.

Bëre bujë si kineast me filmin “Heshtje”, çfarë po punon aktualisht për të përsëritur të njëjtin sukses?

E vërtetë që filmi “Heshtje” ka pasur sukses shumë të madh, pasi trajton luften e Kosovës, dhe është vetëm pesë minuta pa dialog. Kam fituar 10 çmime, mbi 20 herë është nominuar dhe ka qenë pjesë e mbi 100 festivaleve. Tani jam duke shkraur skenarin e gjatë, dhe më shumë jam përqendruar tek regjia e filmit.

Ndërkohë në 1 gusht i dhe fund beqarisë me gazetaren dhe aktoren Albina Hoti. Si e kujtoni historinë tuaj të dashurisë?

Ka qenë moment shumë i bukur, Albinën e ndiqja për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale, pasi që të dy jemi nga i njëjti profesion. Ajo këtë gjë nuk e ka ditur, por ishte rastësi që unë isha në Zvicër, dhe ajo e publikoi një status, sikur po udhëtonte dhe ajo për në Zvicër. Në fakt ajo s’po vinte vetë, por po shoqërnote motrën për në aeroportin e Prishtinës dhe motra i tha: “Bëj chekin sikur po udhëtojmë bashkë.Unë e përshëndeta duke i thënë që nëse gjen kohë dhe dëshirë për kafe, sepse edhe unë jam në Zvicër për momentin. Por më tregoi që nuk po udhëtonte ajo, por vetëm e motra. Kështu filloi njohja jonë.

Kjo ishte njohja por dashuria ndodhi me shikim të parë, apo lindi me kalimin e kohës?

Lindi në mënyrë shumë natyrale dhe organike, pa sforcime. Pas një qëndrimi një javë me Albinën, i kam thënë që po vjen era shtëpi…

E pas sa kohësh vendosët të martoheni?

Martesa ka ardhur gati që në fillim, sepse gjërat në dashuri ose janë ose nuk janë. E ndjemë të dy shpirtin tonë binjak dhe kiminë tonë dhe s’kemi bërë asnjë surprizë sepse e kemi ditur që nga fillimi se ne do të martohemi. Domethënë ka qenë e sigurt dhe s’ka pasur nevojë për propozime. Kështu që pas pesë muajsh njohje, ne vendosëm të fejoheshim. Pra u njohëm apo u takuam me 2 prill 2016, u fejuam më datë 7 tetor 2016, darkën e fejesës e bëmë më 6 janar 2017 dhe martesën më 1 gusht 2017.

Po momentin e altarit si e përjetuat si dy artstë që jeni?

Ka qenë moment shumë i bukur. Vetëm kemi vallëzuar gjithë kohën dhe kemi par njerëz të buzëqeshur rreth e rrothull. Është moment që mbaron aq shpejt saqë nuk e beson, dhe jemi akoma me atë ndjesinë sikur ende do të bëjmë dasmë, apo akoma po vazhdon dasma jonë.

Ndonjë marrëzi si nuse e dhëndër mund të na tregoni, pra bëtë diçka ndryshe nga çiftet e tjera?

Nuk kemi pushuar së kërcyeri ga 5 orët e ceremonisë, ndoshta vetëm një orë për të ngrënë dhe nga fotot që kemi bërë me mysafirët dhe familjarët.

Çfarë e bëri magjike atë natë përveç faktit që ndryshuat statusin?

Unë gjithmonë kam dashur që të bëj një festë të madhe familjare dhe të ftoj edhe kolegë e miq të mi të veçantë. Ajo natë nuk ishtë vetëm ceremoni dasme, ajo natë ka qenë festë, që të kënaqeshin e gëzoheshin të gjithë. Edhe vërtet ashtu ndodhi.

Nusja & Dhëndri

Veshja e nuses dhe dhëndrit ishte brenda stilit të tyre. Nusja fustan të bardhë, sa më të thjeshtë, pa teprime, për arsye të komoditetit në kërcim edhe gjatë gjithë ceremosië së dasmës. Ndërsa dhëndri kostum të zi shumë të rehatshëm.

Ceremonia

Ceremoni moderne apo tradicionale? “Vetëm fillimi ishte tradicional nëse mund të themi, sepse kemi pasur daulle dhe surle për t’u dhënë dasmorëve adrenalinë për kërcim. Gjithçka tjetër ishte më shumë moderne”, tregon dhëndri. “Sa për surprizat nuk kemi pasur synime për të qenë të veçantë në ndonjë gjë materiale, përveç asaj energjie pozitive dhe dashuri që ndjejmë për njëri-tjetrin, ta transmetojmë tek të gjithë të ftuarit në dasmën tonë. Është reflektuar ajo energji e jona në vazhdimësi gjatë gjithë dasmës, dhe kjo ka qenë një lloj surprise, ose më mirë të themi dhuratë nga ana jonë për dasmën tonë”, tregon Guri.

Muzika & kërcimi

Muzika që zgjodhën për ceremoninë, kërcimin dhe tortën? “Ia kam besuar mikut tim, tenorit me famë botërorë Ramë Lahaj, i cili zgjodhi dy djem shumë të talentuar që të këndojnë në dasmën tonë, e sigurisht që ai e bëri dasmën tonë edhe më madhështore duke na nderuar më zërin e tij me disa këngë, bashkë me mikun e tij të ngushtë dhe mikun tonë Adhurim Grezda. Kërcimi ka qenë i gjithë spontan, kurse tortën ia besuam restorantit ku ne e bëmë ceremoninë e dasmës”, tha ai.

Unazat e martesës&muaji i mjaltit

Në lidhje me dedikimet e unazave të martesës çifti treguan për “Story” se: “Kemi vendosur vetëm emrat tek unazat, pa ndonjë dedikim pa datë pa vit, janë emrat tanë që do e ndërtojnë jetën tonë, jo datat”. Ndërsa për muajin e mjaltit ishin në “Titanic Deluxe Belek” në Turqi, një eksperiencë e bukur për të dy.