Martesa pasionante e Luis Fonsit të “Despacito”-s me gazetaren seksi, sekreti i gruas që tërheq vëmendjen me linjat
“Despacito” do të thotë “ngadalë” në spanjisht, dhe këngëtari seksi nga Puerto Rico që e këndon quhet Luis Fonsi. Nuk ekziston cep i botës ku nuk është dëgjuar hiti “Despacito” e deputuar nga 39 vjeçari mjaft simpatik. Emri i vërtetë i këngëtarit, aktorit dhe tekstshkruesit që u lind më 15 prill 1978 në San Juan, Puerto Rico është Luis Alfonso Rodríguez López-Cepero. Artisti i muzikës “latin pop” dhe “pop rock” është aktiv në tregun e muzikës që nga viti 1998. Kërcimi i tij sensual me modelen brune në klipin “Despacito” krijoi përshtypjen se mes tyre eksiston diçka më shumë, por e vërteta është që Fonsi ka një martesë të lumtur me një super femër. Gruaja e Fonsit quhet Agueda Lopez, një gazetare e diplomuar, modele e suksesshme, nënë e dy fëmijëve të vegjël dhe sipërmarrëse e linjës së saj të veshjeve. Ata kanë të martuar pothuajse tre vjet, pas një ceremonie që organizuan në 9 tetor 2014. Nga kjo martesë kanë dy fëmijë, Mikaela 5 vjeçare dhe Rocco, i lindur më 20 dhjetor 2016. Sipas faqes zyrtare Agueda-Lopez.com, Lopez duket jo vetëm një mama me kohë të plotë e dy fëmijëve të bukur, por është modele e suksesshme dhe sipërmarrëse. Ajo ka lindur në Cordoba të Spanjës, dhe u rrit në shumë qytete të ndryshme derisa u vendos në Madrid ku studioi në degën e gazetarisë. Ajo është gjithashtu balerinë klasike, por përfundimisht la vallëzimin për të ndjekur karrierën e saj të modelimit, që kur u zbulua në një konkurs bukurie. Në profilin e saj në Instagram, Lopez poston të gjitha llojet e fotove të familjes së saj të adhurueshme me bashkëshortin Luis Fonsi dhe fëmijët. Vëmendja është kthyer nga familja e Fonsit nisur nga fama e “Despacito”. Kënga e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee u kthye në një hit absolut pas thyerjes së çdo rekordi duke mbizotëruar listat e “Billboard”, klikimet në YouTube brenda një kohe të caktuar, ku aktualisht numëron mbi 3.2 miliardë të tilla.