E la Plein-in për një çantë, sot me varëse ‘F’ në qafë – kush është polakja misterioze krah Finem-it?

Quhet Justyna Gradek dhe është emri që po tund rrjetin pas një detaji që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve: Finem ka postuar një foto me të, ndërsa ajo shihej me një varëse me shkronjën “F” në qafë. Koincidencë? Apo një sinjal i qartë për atë që po ndodh mes tyre?

Modelja polake me mbi 1 milion ndjekës në Instagram nuk është e panjohur për botën e luksit. E nisi si ring girl, më pas pozoi për marka lingerie dhe revista për meshkuj, por kulmin e vëmendjes e arriti kur u shfaq në krah të stilistit të famshëm Philipp Plein. Lidhja u përfol shumë, por edhe përfundoi me zhurmë – sipas mediave, ai i dha fund marrëdhënies sepse ajo bleu një çantë të një marke rivale. Jepi dramë, jepi stil.

Pas kësaj, Justyna nisi një tjetër kapitull: sipërmarrëse. Ajo lançoi linjën e saj të cigareve elektronike dhe hapi një klinikë estetike luksoze në Łódź, ndërsa në Instagram kultivoi imazhin e një “boss lady” moderne që përzien glamurin me ambicien.

Sipas vlerësimeve të fundit, pasuria e saj neto shkon deri në 500 mijë dollarë, ndërsa vetëm nga bashkëpunimet në Instagram fiton mbi 3 mijë dollarë në muaj.

E tani, me një foto të postuar nga vetë Finem dhe një varëse me inicialin e tij në qafën e saj, fansat po pyesin: është ky zyrtarizimi më i heshtur në historinë e lidhjeve shqiptare? Apo thjesht një provokim strategjik?

Asnjëri nuk ka folur publikisht… por sytë dhe klikimet janë aty.

Nëse kjo është një histori dashurie, është një histori që ka filluar me stil.

/Prive By Liberta Spahiu