Më fal?! A$AP Rocky bëhet viral pasi u shfaq me taka të kuqe

A$AP Rocky e trajton modën jo si tendencë, por si formë arti. Së fundmi, ai rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve jo përmes ndonjë performance, por përmes një veshjeje të guximshme.

Reperi u shfaq me një kostum gri të stiluar me këmishë të bardhë, por ishin këpucët që bënë namin: këpucë të kuqe Mary Jane, me pak takë dhe me shkëlqim.

Më fal?! A$AP Rocky bëhet viral pasi u shfaq me taka të kuqe

Bëhet fjalë për këpucët nga bashkëpunimi i shumëpritur mes AWGE (label i Rocky-t) dhe Christian Louboutin.

Duke eksperimentuar me stile që zakonisht konsiderohen “femërore”, Rocky po zgjat kufijtë e modës për meshkujt dhe po e bën me sigurinë e dikujt që di mirë kush është.

Kujtojmë se në episodin e podkastit  “The Run-Through” me Vogue, reperi dhe bashkëprezantuesi i Met Gala 2025 pranoi se i ka “vjedhur” ca rroba nga garderoba e Rihanna-s, disa prej të cilave, sipas tij, e dashura ndoshta as nuk e di që ia ka marrë.

Kur u pyet për stilin e tij të të veshurit, ai u shpreh: “Bëj çfarë të dua…Dua të përfaqësoj, dua të jem katalizator për burrat guximtarë.” 

Për reperin, veshjet janë thjesht rroba dhe nuk e përcaktojnë gjininë.