8-vjeçari i dha një gruaje të pastrehë paratë e ditëlindjes. Arsyeja e tij prekëse bëhet virale

Mateo, një djalë 8-vjeçar nga Chikago, fillimisht planifikoi t’i shpenzonte 23 dollarët që mori për ditëlindje në Walmart. Ndërsa ishin duke pritur në semafor, ai vuri re një grua që shiste çokollata në rrugë dhe vendosi papritur t’i jepte gjithë paratë e tij. Kur nëna, Daniela Santos, e pyeti pse, ai i tha “Që të blejë qumësht për beben e saj.”

Videoja u shpërnda shpejt dhe brenda pak ditësh arriti miliona shikime dhe mijëra komente mbështetëse që lavdëronin zemrën e vogël të Mateo-s. Njerëz nga e gjithë bota filluan të kërkonin të dërgonin donacione për vogëlushin. Kur dikush i propozoi t’i jepte për dhuratë paratë e ditëlindjes, fjalët e Mateo-s ishin të qarta “Mami, unë dua t’ua jap ato para njerëzve që kanë më shumë nevojë.” Dhe pikërisht kështu nisi ajo që u bë një iniciativë më e madhe.

8-vjeçari i dha një gruaje të pastrehë paratë e

Daniela, me pëlqimin e djalit, hapi një faqe GoFundMe për ta kthyer misionin e tij në realitet. Ajo siguroi që të gjitha donacionet, 100%, të përdoren për të ndihmuar njerëzit në nevojë: të blejnë ushqim, veshje, ndihmë për të pastrehët ose familjet në vështirësi. Në çdo ndalesë pranë semaforit, Mateo po kërkon mënyra të ndihmojë: t’i blejë ndonjë sanduiç, të ndajë rroba, apo ndonjë herë edhe të financojë një strehimore; ai tashmë ka listën e vet të dëshirave për të bërë vepra të mira për të tjerët.

8-vjeçari i dha një gruaje të pastrehë paratë e

Daniela tha se djali i saj është rritur me mesazhin “Je i veçantë, por trego respekt në mënyrën si i trajton të tjerët.” Për Mateo-n, ky akt mirësie nuk ishte ndjesi e momentit, por një pjesë e natyrshme e asaj që ai është.

Anabelmagazine