Nora dhe Samanta blindojnë pjesët intime, në club-e nate me pantallona të sigurisë së lartë

Nora-Istrefi-2

Një nënë e re dhe një vajzë beqare kanë sjellë trendy-n e ri mes këngëtareve të njohura. Nora Istrefi dhe Samanta Karavella janë dy artistet seksi të skenës që po çudisin fansat, pasi kanë vendosur të këndojnë në club-e nate me pantallona “të blinduara” në pjesën intime. Kështu në vend të zinxhirëve të brendshëm që kanë pantallonat zakonisht, artistet janë shfaqur me pantallona me perçina tek pjesa e përpar me, një provokim ky shumë interesant për publikun e plazheve ku kanë deputuar këtë verë. Të dyja artistet bien në sy për linjat e palestruara, që i bëjnë të duken mjaft seksi me këtë stil pantallonash që po i quajmë të sigurisë së lartë. Dy vite pasi solli në jetë vajzën Renee, Nora ka arritur të definojë linjat në mënyrë perfekte. Ndërsa Samanta duket qartë që është në kulmin e bukurisë dhe suksesit si ar tiste, ndërkohë që e kemi parë të bashkëpunojë me reperat më simpatikë e të njohur të Kosovës.