
Vizitat ‘speciale’ në burg/ Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, këqyren edhe kartelat e takimeve
Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha.
Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.
Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Altin Ago është emëruar në krye të burgut Peqin, kurse Qazim Hoxha në Elbasan.
Së fundmi, në media janë raportuar disa raste, kur modele të njohura, që punojnë dhe si eskorta, kanë hyrë nëpër burgje, për takime “special”.
Modelja e njohur kosovare, Z.Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.
Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.
Por ka akuza qe dhe ne burgun e Shkodres, dy modele shqiptare, kane qene ne takim ‘special’ me te burgosur!
tpz.al