
“Krime të Rënda dhe të Dhunshme”, detaje nga ndalimi i Noizyt në Zvicër
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, raportohet se është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Zyrihut. Mësohet se artisti ndodhej në Zvicër me qëllimin për të performuar në një klub nate.
Sipas mediave vendase, ndalimi është kryer nga policia e shtetit helvetik dhe me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Akuzat ndaj reperit shqiptar mbeten ende të paqarta.
Gjithashtu, raportohet se klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr nga interneti të gjitha njoftimet për koncertin.
Reperi u arrestua edhe në Shqipëri gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë në Pejë. Policia e Kosovës kërkoi arrestimin dhe ekstradimin e tij. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua kundrejt garancisë pasurore, ndërsa në nëntor 2024 ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.
I përfshirë në ngjarjen e dhunshme vitin e kaluar rezultoi edhe reperi tjetër i njohur, Stresi. Edhe ky i fundit për ngjarjen u dënua me masë administrative gjobë.
voxnews.al