“Urime ditëlindjen nëna ime e bukur”! Dua Lipa uron të ëmën publikisht: Je fryma e festës dhe zëri i arsyes!

SHBA- Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një urim emocionues për nënën e saj, Anesa Lipa, me rastin e ditëlindjes së saj. Në një postim në Instagram, këngëtarja me famë botërore, ndau disa fotografi të veçanta nga momentet e sotme deri në fëmijëri duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për të ëmën.

“Urime ditëlindjen nëna ime e bukur. Je fryma e festës (nganjëherë rri zgjuar deri në 4 të mëngjesit duke vallëzuar) dhe zëri i arsyes – në një formë, je të dyjat përnjëherë. Të dua”, shkruan Dua në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

dosja.al