
“A ka pirë shumë kafe?” Interneti çmendet pas mimikave të Giorgia Melonit në samitin e NATO-s
Samiti i NATO-s i mbajtur në Hagë të Holandës, kishte si fokus çështje madhore globale, por ndodhi ajo që nuk e parashikoi askush: vëmendja e internetit nuk shkoi te krizat apo traktatet, por te mimikat e Giorgia Melonit.
Kryeministrja italiane u bë virale në rrjet pasi një video e saj duke folur me gazetarët bwri xhiron e rrjetit, dhe jo për ndonjë deklaratë politike, por për mikkat e saj dramatike.
Në klipin që u përhap me shpejtësi në rrjet, Meloni shihet duke bërë një seri reagimesh të habitshme, nga ngritje vetullash, te tundje koke si në drama queen mode, që e lanë internetin të hutuar dhe, si gjithmonë, gati për meme.
“Çfarë po ndodh me Giorgia Melonin?”, pyeti dikush. Një tjetër shtoi: “A është mirë vërtet?” dhe një i tretë: “Si e shpjegoni këtë performancë mimike të kryeministres italiane?”
Hamendësimet varionin nga “Shumë kafe?” te “Ka pasur një flashback nga Macron që i pëshpërit në vesh.” Dikush tjetër madje shkroi “Kjo është kokainë e nivelit tjetër.” (Me humor, qartësisht.)
Megjithëse samiti u përqendrua në tema serioze, interneti, si gjithmonë, zgjodhi të fokusohej te momentet që ndihen më “reale”, mimika të çuditshme dhe meme që bëjnë xhiron e botës.
voxnews.al