Këngëtarja e njohur thyen heshtjen, pranon lidhjen me vëllanë e Blerim Destanit
Këngëtarja Shkurte Gashi shumë e rezervuar për jetën private, më në fund ka folur hapur për njeriun e zemrës. Sipas mediave të Kosovës bëhet fjalë për Selim Destanin, vëllanë e aktorit të njohur Blerim Destani. Gjatë ndarjes së çmimeve “Zhurma Show”, Shkurte më në fund pranoi lidhjen e saj, madje duke ia dedikuar çmimin që fitoi dashurisë së jetës së saj. Sipas “Gazeta Express” në momentin që Shkurta u ngjit në skenë, ra në sy për fustanin tek pjesa e barkut, çfarë i ka shtuar dyshimet se ajo është në pritjen të ëmbël. Burime të brendshme me çiftin thonë se dyshja ka lidhur kurorë dhe se Selimi, i cili ka 5 fëmijë nga martesa e parë, i ka blerë Shkurtes një shtëpi luksoze në Dusseldorf të Gjermanisë, ku ai jeton prej vitesh.