
Shalqiri, fruti veror që mund të përmirësojë funksionin erektil mashkullor
Zbuloni frutin e gjithëpushtetshëm të verës që, përveç hidratimit, mund të rigjallërojë jetën seksuale të burrave.
Performanca seksuale mashkullore nuk ka pse të mbështetet vetëm në medikamente farmaceutike. Stina e verës sjell një aleat natyral të papritur: shalqirin. Ky frut i dashur, me ngjyrën e tij të ndezur dhe përmbajtjen e lartë të ujit, rezulton të ketë efekte të dobishme edhe për shëndetin riprodhues mashkullor.
Një studim i udhëhequr nga Haitham Al-Madhagi në Universitetin Thamar në Jemen, thekson se shalqiri është i pasur me antioksidantë që rrisin prodhimin e oksidit nitrik, një përbërës që ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, një faktor kyç për funksionin erektil.
“Shalqiri ka luajtur një rol të rëndësishëm dietik dhe medicinal në historinë e njerëzimit, por mekanizmi i tij në shëndetin riprodhues mbetet ende nën hetim.”
Përfitimet përtej funksionit erektil
Përveç ndikimit në ereksion, përbërësit e shalqirit lidhen edhe me:
Përmirësimin e cilësisë së spermës
Funksion më të mirë të testikujve
Rritje të pjellorisë mashkullore
Kombinimi i shijes freskuese, vetive hidratuese dhe efekteve të dobishme shëndetësore e bën shalqirin një zgjedhje të zgjuar për meshkujt që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim të thjeshtë, por me ndikim, në dietën e tyre.
Ora News