Brooklyn Beckham nuk e festoi ditëlindjen e babait të tij, por s’harroi të uronte vjehrrin

Brooklyn Beckham ka shprehur publikisht dashurinë e tij për vjehrrin e tij, Nelson Peltz , pavarësisht se mungonte dukshëm në ditëlindjen e 50-të të babait të tij, David Beckham, muajin e kaluar. 26-vjeçari shkroi në llogarinë e tij personale në Instagram për t’i dërguar urimet më të mira babait të të dashurës së tij, Nicola Peltz. Konkretisht, në një story të publikuar nga djali i madh i Beckham-ëve, ai ngarkoi një foto me gruan e tij, Nicola Peltz, dhe babain e saj, Nelson, për t’i uruar atij një ditëlindje të 83-të. “Gëzuar ditëlindjen Nelson, të duam“, shkroi ai në mbishkrimin që shoqëronte imazhin.

Nicola Peltz gjithashtu e nderoi të atin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke postuar një foto të vjetër të tyre nga fëmijëria. “Gëzuar ditëlindjen mbretit tim!!!”, shkroi aktorja 30-vjeçare dhe shtoi: “Jam shumë me fat që të kam ty si baba, je babai më i dashur dhe mbështetës që mund të ëndërroja ndonjëherë! Të dua shumë!!! Shpresoj që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet!!”

iconstyle.al