
“Nuk është ofendim, është opinion profesional”/ Aulona Musta i kthehet Beniada Nishanit
Në një intervistë për emisionin “The Dalina Show”, moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë komentuar për figurat që sot janë pjesë e televizioneve shqiptare. Komentet e tyre më të forta ishin për moderatoren Beniada Nishani, e njohur për emisionin “Miqtë e pasdites” në RTSH.
Aulona u shpreh se Beniada nuk flet mirë shqip dhe nuk është e përshtatshme të drejtojë një emision pasditeje në një televizion publik. Ajo tha:
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje kur nuk di të flasë shqip siç duhet, në televizion publik…”
“Në televizionin publik shqiptar duhet të flitet shqip e rrjedhshme, sepse është për të gjithë shqiptarët.”
Pas këtyre deklaratave, Beniada reagoi në rrjete sociale me një mesazh të shkurtër por thumbues në InstaStory:
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”
Kjo u mor si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Aulonës dhe Fatmës.
Aulona, nga ana e saj, postoi një pjesë nga intervista dhe shpjegoi se nuk kishte ofenduar askënd. Ajo tha se komenti i saj ishte një opinion profesional dhe i bazuar në përvojën e saj shumëvjeçare në media.
“Ku ishte e shara këtu? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media japin një opinion për një temë që i shqetëson. Nuk është xhelozi, është diskutim profesional,” – shkroi ajo në Instagram.
View this post on Instagram
liberale.al