
“Jam treguar i trashë!”, Johnny Depp flet për marrëdhënien me Amber Heard
Johnny Depp është rikthyer me një reflektim të ndjeshëm dhe kritik ndaj vetes lidhur me marrëdhënien e dikurshme me Amber Heard. Në një intervistë të fundit për The Sunday Times, aktori 62-vjeçar foli hapur për emocionet, gabimet dhe mënyrën si i ka parë në retrospektivë ngjarjet që u bënë tituj kryesorë në mbarë botën.
Duke reflektuar mbi lidhjet e së kaluarës, ai e përshkroi veten me një term që zgjoi vëmendje:
“Qartësisht i trashë. Dhe kjo do të thotë që, nëse je një budalla si unë, ndonjëherë shikon në sytë e dikujt dhe sheh pak trishtim, diçka të vetmuar dhe mendon se mund ta ndihmosh atë person.”
“Por asnjë vepër e mirë nuk mbetet pa u ndëshkuar. Sepse ka nga ata që, kur përpiqesh t’i duash dhe t’i ndihmosh, do të fillojnë të të japin një kuptim se çfarë ishte ajo sëmundje, ajo shqetësim në sytë e tyre. Kjo manifestohet në mënyra të tjera.”
Ylli i “Pirates of the Caribbean” pranoi se gjithë kjo përvojë ka qenë një kapitull që e ka detyruar të shikojë më thellë në jetën dhe marrëdhëniet e tij, duke thënë:
“Dhe gjëja interesante është se është thjesht një copëz e jetës sime që kam zgjedhur të eksploroj, sepse janë nëna dhe babai im. A e dini çfarë po them?”
Ndërsa reflektimet e tij vijnë pas një periudhe të gjatë e të ngarkuar me betejat ligjore që nisën me padinë ndaj “The Sun” dhe më pas ndaj Amber Heard, kjo intervistë duket si një përpjekje për të mbyllur një kapitull dhe për të kuptuar më mirë veten.
Me këtë rrëfim, Johnny Depp nuk përpiqet të viktimizohet, përkundrazi, ai merr përgjegjësi për zgjedhjet e veta dhe lë pas një mesazh për të gjithë ata që e kanë parë vetëm si figurë publike: edhe yjet kanë plagët e tyre.
rtv21.tv