
Pas ndarjes, Selvija lë pa fjalë me fjalët për Shpatin
Vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja mes Selvije Jao dhe këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, Selvija foli për herë të parë në rrjete sociale për bashkëprindërimin me Shpatin për djalin e tyre, Roelin.
Në një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, një ndjekës e pyeti se si është të jesh vetë nënë dhe baba për një fëmijë, duke e komplimentuar për përkushtimin e saj si nënë. Selvije iu përgjigj me shumë ndjeshmëri dhe qartësi:
“Faleminderit Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të,” shkruan ajo, duke lënë të kuptohet për përkushtimin e saj të përditshëm si nënë.
Por ndryshe nga pritshmëritë, Selvije nuk e la pa përmendur rolin e rëndësishëm që Shpat Kasapi luan në jetën e djalit të tyre. Ajo shprehu respekt dhe mirënjohje për partnerin e saj të dikurshëm duke thënë:
“Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit.”
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos në një kohë kur shumë ndarje publike shoqërohen me akuza dhe tensione. Selvije dhe Shpati duket se kanë zgjedhur rrugën e pjekurisë dhe bashkëpunimit për të mirën e fëmijës së tyre.
/Prive By Liberta Spahiu