
Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet
Prej disa kohësh, në mesin e të famshmëve botërorë por edhe vendorë, po dëshmohet një trend i ri: heqja e filler-ëve.
Buzët e trasha dhe mollëzat e theksuara nuk janë më as trend, e as bukuri.
Loredana Zefi, Santiana Maloku dhe së fundmi – në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu – edhe Kader Kicaj, i janë bashkuar listës së atyre që kanë pranuar publikisht ndryshimet në fytyrë në funksion të heqjes së mbushjeve nga shiringat.
E radhës është edhe influencerja Gerta Shino.
View this post on Instagram
Ajo duket krejtësisht ndryshe pas rikthimit në natyralitet, siç ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale.
“Para katër ditësh hoqa gjithë filler-ët nga buzët. Kjo jam unë 100% natyrale, pa asgjë të bërë në fytyrë. Gëzohem që u njohëm,” është shprehur Shino.
88% e ndjekësve të saj e kanë mirëpritur ndryshimin – një tjetër shenjë që çdo herë e më shumë, trendet e bukurisë po kthehen drejt normalitetit, larg nga vitet e ‘çmendura’ që çuan shumë vajza e gra gati në shpërfytyrim. /Prive By Liberta Spahiu