
Ishte e lidhur me Kazijas, ylli i po*nos sqaron situatën me Lamin Jamal: Nuk jeton me të ëmën por i vetëm, insistoi që të takoheshim
Klaudia Bavel po bëhet gjithnjë e më shumë protagoniste e futbollit spanjoll. Aktorja e njohur e filmave po*no, fillimisht doli në skenë për lidhjen e saj me Iker Kazijas, e tashmë po përmendet vazhdimisht në lidhje me futbollistë të tjerë.
Por ajo që ka bërë bujë në Spanjë në ditët e fundit, është situata me Lamin Jamnal, i cili është vetëm 17-vjeçar dhe minoren. Futbollisti përmendi në një emision që Klaudia i kishte nisur shumë mesazhe për ta takuar, ndërsa ajo u përgjigj në një tjetër emision televiziv duke treguar mesazhet e futbollistit që kërkonte takim mes të dyve.
Situata përshkallëzoi aq shumë sa ajo ka marrë mesazhe të shumta e kërcënime në rrjetet sociale, duke e detyruar që të bënte një tjetër reagim në rrjetet sociale për të sqaruar situatën me lojtarin 17-vjeçar të Barcelonës.
“Unë kam zgjedhur të mos flas publikisht për këtë çështje në vitin 2025. Megjithatë, meqë Lamin Jamal përmendi një situatë të aluduar në TardeAR, e shoh të përshtatshme të tregoj versionin tim me qartësi dhe respekt.
Ai pretendon se jeton me të ëmën, por në të vërtetë jeton i vetëm. Ai tha se më ka refuzuar, kur unë isha ajo, kontaktet e të cilës ai kërkoi dhe insistoi që të takoheshim.
Ai refuzon që të jemi takuar, ndonëse kemi kryqëzuar rrugët në disa evente sociale të ndryshme. Unë kërkoj me shumë respekt që mesazhet ofensive dhe fyese të ndalen.
Unë nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me një minoren, asnjëherë nuk kam organizuar takime dhe nuk kishte asnjë lloj plani që përfshinte famën apo paratë. E vetmja gjë për të cilën biem dakord është se mes nesh nuk ka pasur asnjë takim apo situatë. Pas titujve dhe opinionit publik, ka njerëz. Për çështje respekti, kërkoj mirëkuptim dhe përmbajtje”, ishte mesazhi i yllit të po*nos.
panorama.com.al